Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “E paarsyetueshme”: Specat importohen deri në 1.5 euro për kilogram, në treg shiten deri në 5 euro

“E paarsyetueshme”: Specat importohen deri në 1.5 euro për kilogram, në treg shiten deri në 5 euro

Specat po dalin të jetë lluks më vete – ndërsa diskrepanca e çmimeve mes asaj se në çfarë vlere importohet dhe në sa shitet në treg del të jetë e madhe.

Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, nxori një krahasim goditës të dhënash.

Importohet deri në 1.5 euro kilogrami i specave, në treg shitet deri në 5 euro.

Postimi i Ymerit:

Çmimi i Specave

 A është i lartë çmimi i importit të specave – apo vetëm çmimi për ne si blerës?

Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për specat.

Por sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram, Janar dhe Shkurt 2025.

Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi prej nga importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg.

Edhe nëse marrim transportin – ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram.

️Kjo është një pyetje publike për:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Nëse këto të dhëna qëndrojnë, apo ka ndonjë version tjetër zyrtar për këtë dallim kaq të madh, është momenti të sqarohet.

 Përndryshe, del që çmimi është “stratosferik” vetëm sepse ka kush paguan. Paguajmë ne sigurisht. Thënë ndryshe “i ha pazari”.

Për ata që janë të interesuar për detaje keni: 🔗 https://dogana.rks-gov.net/Ope…

️ Shkarkoni: Open Data Import Janar–Shkurt 2025

 Filtroni kodet: 0709601000 dhe 0709609900

📊 Pjesëtoni: vlerën e mallrave me peshën neto për të gjetur mesataren.

Nëse ka dikush që me argumente reale mund të arsyetojë se çmimi në treg buron nga çmimi i importit, le të urdhërojë në koment.