Adrien Rabiot mbylli pas pesë vitesh aventurën me Juventus teksa francezi nuk u bind nga oferta për të rinovuar kontratën me 7.5 milionë euro në sezon.
Tashmë, 29-vjeçari ka nisur të shqyrtojë ofertat teksa në ditët e fundit është folur për një interesim nga Real Madrid, Milan apo edhe ish-klubi i tij, Paris Saint-Germain.
Së fundmi, në skenë del një emër i ri.
Fjala është për Liverpool, teksa sipas mediave ka pasur një takim mes përfaqësuesëve të klubit anglez dhe mamasë së lojtarit që është njëkohësisht edhe agjentja e Rabiot.
Deri më tani nuk ka akord, por Liverpool ka bërë të qartë qëllimin për të nënshkruar me mesfushorin.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Rabiot, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë surprizë nga Arabia Saudite.