Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > E “marta e zezë” për Kosovën

E “marta e zezë” për Kosovën

Shkruan: Afrim Kasolli

Mjafton vetem të lexohen titujt e mediave, si vendore ashtu edhe nderkomtare, mbi dinamikat për vendet e Ballkanit Perëndimor, per ta krijuar nje tejqyre te plotë mbi stagnimin e Kosovës ne raport shtet tjera rajonale.

Kështu, sot në Bruksel, “Mali i Zi do të kalojë një tjetër etapë në negociatat me Bashkimin Evropian, duke mbyllur përkohësisht më shumë se gjysmën e kapitujve negociues. Kurse, po ashtu Shqiperia do “të mbyllë për herë të parë kapituj negociues, ndërsa Ukraina dhe Moldavia do të hapin secila nga një klaster të ri negociatash”.

Ndërkohë, Kosova, e ka dorëzuar aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian qe më 15 dhjetor 2022. Por deri me tani kjo kërkesë ka mbetur në sirtarët e Unionit. E deri sa dy vendet e super cekura janë duke bere hapa serioz ne drejtim te agjendes euro-integruse, Kosova kalon nga njëra pale zgjedhje te jashtezakonshme ne tjerat pa qenë ne gjendje qe ta zgjedh nje president, duke e mbajtur kështu peng vendin si brenda ashtu edhe nderkomtarisht.

Prandaj, nese dita e sotme, sic shkruan mediumi Evropa e Lirë, mund te konsiderohet si “super e marta” per Tiranën dhe Podgoricën, per Kosovën lirisht mund te cilësohet si e “marta e zezë”. Dhe ate jo nga nje ndjejne e zilisë se pse shtet fqinje po shenojne progres, por pse ne po e humbim këtë ritëm historik.

Ndërkohë, sikur te mos mjaftonte ky zhvillim, po ashtu nje lajm tjetër i kobshëm i pasqyron humbjet diplomatike te Kosovës. Ne ketë rast behet fjale per fqinjin tone verior, i cili edhe ka qendrim armiqësor ndaj shtetit tone. Gjatë dites se sotme u be e ditur se duke filluar nga e premtja tashme Beogradi do ta filloje dialogun strategjik me Uashingtonin. Dialog ky qe Kosova e kishte te nisur, por qe u pezulla nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me arsyetimin se “veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. “