Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E konfirmuar/ I dyshuari për vrasjen e dasmorit në Ferizaj është polic, është arrestuar

E konfirmuar/ I dyshuari për vrasjen e dasmorit në Ferizaj është polic, është arrestuar

Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.

Majori Qazim Reka, tha se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.

“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , ne rrugen Engjell Zefi “ ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e salles se dasmave ,, Fron Pallac “ na ndodhur një vrasje , me te marr informacionin , menjehere ne vendin e ngjarjes kane dalur njesi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor , i cili eshte arrestuar , ne lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , per informata tjera ju informojme me raport shtese”, tha ai.

Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se i dyshuari është zyrtari policor Besim Ramadani.