Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > E konfirmojnë familjarët: Behar Preniqi u arrestua në Serbi, po vinte nga Gjermania

E konfirmojnë familjarët: Behar Preniqi u arrestua në Serbi, po vinte nga Gjermania

Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova.

Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.

Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Lajmi u konfirmua për Klankosova edhe nga familjarët.

Por, se Behari ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare u mohua nga një familjare e tij.

“Po, është e vërtetë. Është ndaluar pa arsye”, u shpreh ajo.