Modelja dhe aktorja e njohur turke, Cansu Dere, ka shqetësuar ndjekësit, pasi një video në “TikTok”është bërë virale, ku pretendohet se ajo është zhdukur pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
Aktorja e njohur për shqiptarët më së shumti në rolin e sal në serialin “Ezel”, nuk ka bërë asnjë postim që nga tërmeti vdekjeprurës i cili mori mijëra jetë njerëzish në Turqi dhe Siri.
Sipas aludimeve në internet, Consu jetonte pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8, një nga më të mëdhenjtë dhe më shkatërruesit në 100 vjet.
Por, gazetarja Birsen Altuntas raportoi se aktorja ishte një nga personazhet që do të bashkëpunojë me Disney Plus dhe Fox për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti.
Por, si duket ky lajm nuk i ka qetësuar aspak fansat të cilët thonë se është e pamundur që aktorja nëse është mirë të qëndronte pa reaguar lidhur me tërmetin si një pjesë e mirë e kolegëve të saj. /TV Arbëria