Gazetare Melisa Ferizi
Ju që udhëtoni shpesh, a i keni ndi stjuardeset kur thonë: “Ju lutem, hapni dritaret!” para ngritjes edhe uljes së avionit? A keni mendu najherë pse ndodh kjo punë?
Shumë njerëz mendojnë që është veç formalitet, ama arsyeja është krejt tjetër dhe shumë serioze. Kur avioni niset ose ateron, janë momentet ma kritike të fluturimit, se atëherë ka gjasë ma të madhe me ndodh ndonjë emergjencë. Kur dritaret janë të hapura, ekuipazhi edhe pasagjerët e shohin menjëherë çka po ndodhë jashtë, a ka zjarr, tym, a është pista e lirë, a është terreni i sigurt për me u evaku.
Poashtu kur i kemi dritaret e hapura, sytë tanë përshtaten me dritën e jashtme. Nëse ndodh ndonje gjë e papritur, trupi reagon ma shpejt, nuk të duhet kohë me u mësu me errësirë a me dritë të fortë, thjesht je gati për me vepru. Edhe ekuipazhi e ka shumë ma të lehtë me kontrollu gjendjen jashtë pa humb kohë.
Pra, nuk është thjesht rregull qefi. Është masë sigurie që shpesh ka shpëtu jetë.
Herën tjetër kur e ngritni perden e dritares, mos mendoni “veç po ma prish gjumin” por mendoni që pikërisht ajo perde e hapur mundet me bo diferencën në një rast emergjent. /TV Arbëria