Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > E kaluara penale e Mefail Shkodrës, Prokuroria e Gjilanit jep detaje

E kaluara penale e Mefail Shkodrës, Prokuroria e Gjilanit jep detaje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se që nga viti 2000, janë pranuar gjithsejt 5 raste penale për Mefail Shkodrën.

Siç njofton organi i akuzës, në katër raste janë ngritur aktakuza kurse një rast është zgjidhur me procedurën e ndërmjetësimit.

“Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë.