Shkruan: Afrim Kasolli
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në disa prononcime mediale, ka deklaruar se nuk mund t’i kapërdijë ofendimet e Albini Kurtit ndaj tij për tradhtar të Serbisë, sidomos duke marrë parasyshë faktin, se i njejti e kishte pritur liderin e Vetëvendosjes, në shtëpinë e tij. Madje, se në atë konak ishin sajuar planet e përbashkëta politike për bashkëqeverisje dhe ishin harmonizuar programet politike.
Mirëpo, ky justifikim më shumë se asgjë tjetër, tregon për “intimitetin politik” që dy liderët paskan pasur ndërmjet vete. Dhe për më shumë flet për skemat përbashkëta mentale politike.
Në një shoqëri demokratike plane të tilla bëhen në institucione dhe ambiente partiake. Shtëpitë janë hapësira të mbyllura te miqësive jo politike. Zakonisht brenda tyre priten te afërmit e ngushtë ose miqtë, dashuria dhe respekti ndaj të cilëve nuk kushtëzohet nga interesat politike.
Shndërrimi i tyre në celula të organizmit politik mund te ndodh vetëm në kohë kur aktiviteti politik ka karakter ilegal. Kjo ka ndodhur edhe në Kosovë deri para çlirimit. Atëbotë, vlerësohej se nuk kishte asnjë hapësirë tjetër më të sigurtë se sa muret e shtëpisë për veprimtari kombëtare, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm dhe frika se kudo tjetër shërbimet intelegjente sekrete serbe kishin sy dhe veshë.
Natyrisht, ky model i organizimit dhe veprimit daton edhe nga grupet revolucionare që për t’i ruajtur ne sekret të plotë projeksionet politike kundër sistemit i shndërronin shtëpitë në celula revolucionare për t’i gatuar konspiracionet politike kundër sistemit.
Duke marr parasysh faktin se Kosova tash është e çliruar dhe me një sistem të hapur demokratik, pse atëherë të njëjtit planet e përbashkëta politike i paskan harmonizuar në ambiente të tilla private? Sidomos, po ashtu kur dihet, se në atë kohë Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte struktura tjera në krye të saj, e të mandatuara për ta menaxhuar një proces të tillë.
Prandaj, me te drejtë mund të shtrohen pyetje, a mos ajo që pasoi në këtë subjekt politik e ka origjinën në këtë të kaluar të “errët revolucionare” te këtyre dy liderëve. Si shembull mund te merret vetëm heshtja e mortore e kryetarit aktual të LDK-se per marrëveshjen e Uashingtonit. Dhe shfrytëzimi i armiqësisë populiste ndaj kësaj marrëveshje për ta marr stafetën e drejtimit të LDK-se.
Sepse, po shihet qartë se krahas bisedave zyrtare dhe publike ndërmjet ish-lidershipit të LDK-se me Albin Kurtin për koalcion qeverisës, paska ekzistuar edhe një tjetër paralel, privat dhe larg syve zyrtar te partisë në mes të Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhiku. Në këtë skemë nuk duhet përjashtuar as Vjosa Osmanin. Ndonëse për prezencën e kësaj të fundit kryetari i LDK-se nuk është shprehur