Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “E ka ngritur në veri flamurin”: Peci e krahason Kurtin me Isa Boletinin

“E ka ngritur në veri flamurin”: Peci e krahason Kurtin me Isa Boletinin

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, Faton Peci, e krahasoi kryeministrin Albin Kurti me revolucionarin e famshëm shqiptar, Isa Boletinin, gjatë një fjalimi në tubimin elektoral në Mitrovicë.

“Përball neve e kemi një burrë të madh Isa Boletinin, e ne jëmi rrit edhe me këgët e kreshnikëve mes tjerash ku thuhej: ka dhanë prova ku je burri kur është ngrit në Vlorë flamuri. E une biri yt Mitrovicë, kam pas fatin e nderin që të jem bashkëpuntor i një burri që mund të themi që ka dhanë prova ku je burri kur e ka ngrit në veri flamurin – e ky është kryeministri jonë Albin Kurti.” – tha ai.