Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E harruat policinë– deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend

E harruat policinë– deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga opozita për të diskutuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.

Kjo seancë po bojkotohet nga deputetët e LVV-së.

Pak para fillimit të saj, deputetët e AAK-së  kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të LVV-së dhe në ulëset e ministrave të qeverisë.

Në to shkruan “e harruat policinë”. Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka kursyer batuat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së. 

/TV Arbëria