Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > E grisi Kuranin në qendër të Prizrenit, PSRK me aktakuzë kundër Ismet Popaj

E grisi Kuranin në qendër të Prizrenit, PSRK me aktakuzë kundër Ismet Popaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ismet Popaj, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Njëkohësisht, PSRKS ka propozuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Ai dyshohet se e grisi librin e shenjtë Kur’anin.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare. Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.