Një person me inicialet XH.R dorëzoi dje në Polici, në Kllokot një portofol që e kishte gjetur në afërsi të një marketi.
Policia sot informoi se në portofol kishte mbi 700 euro, 100 franga dhe dy kartela bankare.
Në stacionin policor, portofoli i gjetur iu kthye pronarit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti në komunitet i Policisë së Kosovës të Stacionit Policor Klloko me 05.12.2022 rreth orës 17:15 ne Stacionin Policor Kllokot , kanë pritur personi Xh. R. nga një fshat i Komunës së Vitisë i cili sjell një portofol që e kishte gjetur afër marketit “Viva-Fresht” në Kllokot . Ne portofol kishte një shumë parash (735 euro dhe 100 franga Zvicrani ) si dhe (2) dy kartela bankare. Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thrrasin personin që e kishte humbur portofolin ( ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim). Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot , portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim.”, informoi Policia.
Personi që kishte humbur portofolin, falënderoi personin që kishte gjetur atë, si dhe falënderoi Policinë./TV Arbëria