Roberto Martinez nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Belgjikës.
Kjo gjë u konfirmuar nga vetë trajneri gjatë konferencën për media pas barazimit të sotëm me Kroacinë, i cili i kushtoi Belgjikës me eliminim nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress.
“Kjo ishte ndeshja e fundit e imja si trajner i kombëtares”, tha Martinez.
“Ishte tejet emocionuese, unë nuk mund të vazhdojë më, veçse iu kam thënë lamtumirë lojtarëve dhe stafit. Isha afër që të jepja dorëheqje, cilido rezultat që kishte qenë sonte, edhe nëse do të bëheshim kampionë”, shtoi më tej Martinez.
Kontrata e Martinez me Federatën e Futbollit të Belgjikës skadonte në fund të muajit dhjetor, ndërsa në të ishte përfshirë edhe opsioni për rinovim automatik nëse Belgjika kualifikohej në raundin e eliminatoreve të këtij Botërori “Katar 2022”.