Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “E disha që s’ka zgjedhje, na i humbi dy javë” – Shkëlzen Gashi shpjegon gabimin strategjik të opozitës

“E disha që s’ka zgjedhje, na i humbi dy javë” – Shkëlzen Gashi shpjegon gabimin strategjik të opozitës

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë në “Pressing” të T7, se kanë humbur dy javë me një temë se a ka zgjedhje apo s’ka zgjedhje.

Gashi citoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti pas takimit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai tha se Kurti opsionin e zgjedhjeve e përmendi vetëm nëse të gjitha forcat politike janë për këtë opsion.

“Atë natë kur ndodhi kur darka ndërmjet kryeminisrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, unë isha i shqetësun që na nuk e lexum deklaratën e tij siç duhet. Deklarata e tij ishte shumë e qartë, kërkova me i lexu 13 marrëveshje ndërkombëtare dhe 5 projektligje. Kërkesa e ishte me shku zgjedhje, dhe unë i thash po. Por fjalia vazhdojke, duhet të jenë të gjitha forcat opozitare për këtë opsion dhe shkojnë zgjedhje. Çka na ndodhi, na humbi dy javë me u marrë me a ka zgjedhje a s’ka zgjedhje, me një temë krejt palidhje”, ka thënë Gashi.