Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E dhimbshme vdes një fëmijë 1 vjeç në Prishtinë

E dhimbshme vdes një fëmijë 1 vjeç në Prishtinë

Një fëmijë 1-vjeç ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në trafik, në Hajvali të Prishtinës.

Fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ku dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.