Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > E dhimbshme, familja e Rea-s hap të pamen: Nuk patëm mundësi t’i jepnim lamtumirën që meritonte

E dhimbshme, familja e Rea-s hap të pamen: Nuk patëm mundësi t’i jepnim lamtumirën që meritonte

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator, në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 18:00.

Në njoftimin e familjes, babai i saj, Petriti, ka shprehur dhimbjen për humbjen e Reas, duke treguar se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, familja nuk kishte mundësi ta përcillte dhe t’i jepte lamtumirën që meritonte.

24-vjeçarja humbi jetën në një vetaksident të rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë në korrik të këtij viti, pasi vetura në të cilën ajo ndodhej dyshohet se u përplas me anësoret pranë rrugës në fshatin Komoran, Drenas.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirë,

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk patëm mundësinë ta përcillnim Rea-n dhe t’i jepnim lamtumirën që meritonte.

Sot, kur plagët fizike janë shëruar sadopak, dhimbja në shpirt mbetet e madhe. Prandaj, me zemër të rënduar, ju njoftojmë se e pamja për Rea-n do të mbahet të dielën, më 13.09.2026, në Hotelin Grand, nga ora 09:00 deri në 18:00.

Prania juaj dhe kujtimi juaj për Rea-n do të jenë ngushëllimi ynë në këto ditë të vështira.