E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Pierce për BBC në gjuhën serbe, ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit ka ide shumë të mira, dhe se çështja është vetëm tek zbatimi i saj.
Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë të bllokuara prej muajsh, dhe që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në pranverën e vitit 2024 nuk ka pasur kontakte të rëndësishme midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës.
Ajo shton se nuk nevojitet një qasje e re apo një përgjigje magjike që do të zgjidhte çështjen e Bosnjë-Hercegovinës apo të Kosovës dhe Serbisë.
Karen Pierce u emërua si e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2025, duke marrë përsipër pozicionin e mbajtur më parë nga Stuart Peach. /Telegrafi