Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > E denoncoi për dhunë, Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin

E denoncoi për dhunë, Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin

Pak javë më parë, u publikua lajmi se këngëtarja e njohur Teuta Selimi kishte denoncuar bashkëshortin dhe vëllanë e saj për dhunë ndaj saj. Lajmi bëri bujë në mediat në Kosovë dhe në Shqipëri.

U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë (lexo këtu).

Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti është rikthyer bashkë.

“Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit e tani janë duke jetuar së bashku”- thotë ai.

Lind pyetja, po vëllain e ka falur?

 

Powered by WordPress