Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E çuditshme në Ferizaj: Burrë e grua inskenojnë një përleshje me thika, lajmërojnë rrejshëm policinë

E çuditshme në Ferizaj: Burrë e grua inskenojnë një përleshje me thika, lajmërojnë rrejshëm policinë

Një burrë dhe grua janë arrestuar në Ferizaj për deklarim të rrejshëm. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja, 21-vjeçare me nënshtetësi të huaj dhe burri 29-vjeçar kanë inskenuar në përleshje. Në shtëpinë e tyre janë gjetur thika dhe gjurmë gjaku.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datën 29.10.2024 rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente në Ferizaj se një person femër, e moshës 21 vjeçare, shtetase e huaj me vendbanim në Ferizaj është duke u trajtuar aty. Policët e rendit menjëherë kanë shkuar në këtë qendër dhe dyshohej se në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Ferizaj viktima ishte sulmuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë ( thikë) dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në rast janë kyçur edhe Njësia e Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe në cilësinë e dëshimtarit kanë intervistuar edhe bashkëshortin i saj, i moshës 29 vjeçar, shtetas kosovar, i cili fillimisht kishte dhënë versionin e njëjtë të sulmit nga një person tjetër, ndërsa rasti fillimisht është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’.

Në vazhdën e hetimve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nga hetuesit policorë nuk është gjetur asnjë gjurmë si në raportimin e parë. Ndërsa hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tyre ku ishin duke banuar dhe aty kanë hasur në gjurmë gjaku dhe mjete të mprehta ( thika), me të cilat dyshohet se ishin përdorur gjatë një përleshje mes tyre dhe për këtë, i dyshuari E.B ( bashkëshorti), i cili edhe ky kishte lëndime trupore ka pranuar se kanë inskenuar rastin së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë deklaruar rrejshëm.

Të dyshuarit pasi kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ricilësuar rasti në : ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’ Dhunë në familje’’ dhe ‘’Deklarim i rremë’’ , ndërsa të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Powered by WordPress