Zana Avdiu, aktiviste, ka thënë se i ka pëlqyer pjesa e vajzës së Bedri Hamzës në konventën e PDK-së.
Avdiu tha se rrallë flasin fëmijët e politikanëve, por edhe kur flasin shumica prej tyre “e kanë bërë bërllok”.
Në “Pressing” të T7, ajo ka thënë se I ka pëlqyer pjesa me vajzën e Bedri Hamzës.
“Nuk I kemi parë shumë fëmijët e politikanëve, edhe atëherë kur kanë folur shumica prej fëmijëve të poliitkanëve e kanë bërë bërllok”.
“Kjo pjesa e vajzës së Bedri Hamzës ke gjëja më e mirë në këtë konventë. Ajo pastaj si ndau pjesë nga shtëpia dhe familja saj, kjo mundet me u diskutu. Tentojke ta paraqitke një familje përfekte, të një shoqërie konservatore. Në atë aspekt unë kam kritika. Kosova është më shumë sesa një familje e përkryer për shoqëritë patriarkale e konservatore”, ka thënë Avdiu.
Përgjithësisht, ajo ka thënë se PDK-ja ka mundur ta organizojë konventën e ta ketë sloganin më të mirë.
“Të flasim për konventën, edhe unë po e përdori sloganin e PDK-së, edhe PDK kish mujt ma mirë”, ka thënë Avdiu.