Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mjeti i dyshuar në Taukbahqe, nuk ka qenë shpërthyes – Policia jep detaje për TV Arbëria

Mjeti i dyshuar në Taukbahqe, nuk ka qenë shpërthyes – Policia jep detaje për TV Arbëria

Njësitet e Policisë së Kosovës disa orë më parë kanë bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe të Prishtinës, pasi është dyshuar se është identifikuar një mjet shpërthyes, raporton TV Arbëria.

Zëdhësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për TV Arbëria ka konfirmuar se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Ahmeti.