Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast, janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.