Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshohet se rrahu babain e tij dhe shkrepi me armë në ajër, arrestohet i dyshuari

Dyshohet se rrahu babain e tij dhe shkrepi me armë në ajër, arrestohet i dyshuari

Një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij , pas një mosmarrëveshje të hënën në Pejë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë me të cilën dyshohet se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 09.12.2024-21:50. Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë me të cilën dyshohet se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.