Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij, arrestohet 16 vjeçari në Pejë

Dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij, arrestohet 16 vjeçari në Pejë

Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar dje në rajonin e Pejës, ka rezultuar me arrestimin e një 16 vjeçari në Pejë.

Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se i dyshuari kishte plane për të kryer një sulm vrasës ndaj nxënësve në klasën e tij.

Mësohet se rasti ishte nisur të hetohej nga Prokuroria e Pejës, por për shkak të ndjeshmërisë ai është bartur në Prokurorinë Speciale.

Prokurori Ersan Qavolli ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti është bartur tek Prokuroria Speciale.

/TV Arbëria