Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.
Deri te prangosja ka ardhur pasi një punonjës i një pompe derivatesh është ankuar se të njëjtit janë furnizuar duke paguar me kartëmonedha 10-euroshe, të cilat dyshonte se janë fals.
“Vetura e dyshuar është ndaluar në PKK Vërmicë dhe gjatë kontrollit, te personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 820 €, në kartëmonedha nga 10 që dyshohet se janë të falsifikuara.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve shtetas i Shqipërisë pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë është dërguar në mbajtje.