Policia ka shpallur në kërkim një të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘sulm’.
Ai dyshohet se afër Qendrës Tregtare “Interex” në Prizren ka sulmuar dhe ngacmuar një vajzë të mitur me inicialet D.O.
“Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është arritur identifikimi i tij.”, ka bërë të ditur policia.
Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij.