Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyshohet se është sulmuar fizikisht babai nga dy djemtë e tij në Shtime

Dyshohet se është sulmuar fizikisht babai nga dy djemtë e tij në Shtime

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Shtime, ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht babain e tyre.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së premtes, teksa policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, njoftoj policia.