Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshohet se e vrau gruan, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Edmond Lajçit

Dyshohet se e vrau gruan, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Edmond Lajçit

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Edmond Lajçit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Xhyljeta Ukella.

Kështu ka konfirmuar avokatja e familjes, Fehmije Gashi Bytyqi.

Ajo ka shkruar se arsyeja e shtyerjes është mungesa e mbrojtjes së akuzuarit Edmon Lajçi.

“Gjykata Themelore ne Peje sapo me njoftuan se gjykimi i planifikuar neser ne rastin e vrasjes se Xhylieta Ukella shtyhet per nje date tjeter per arsye se mungon mbrojtesja e te akuzuarit E.L”.