Në një pompë të derivateve në Prishtinë, përkatësisht në vendin e ashtuquajtur “Rrethi te Ismeti”, lagjja “Arbëria”, janë parë forca të shtuara të policisë.
Në këtë pikë të shitjes së derivateve është vendosur shiriti i policisë. Në foton e siguruar nga KosovaPress shihet një trup i mbuluar nga policia brenda shiritit.
KosovaPress ka kontaktuar zyrtarin për media në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Boroci, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione deri tani për këtë.
/TV Arbëria