Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyshohet për krime lufte në Kosovë, gjykata merr vendim

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, gjykata merr vendim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit me iniciale SH.L.

Ai dyshohet për veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Siç njoftohet, gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.L dhe të njëjtit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit SH.L i është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi I nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/TV Arbëria