Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje

Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person që dyshohet për grabitje në Prishtinë.

Në njoftim shtohet edhe se, i arrestuari, E.H, 25 vjeç, dyshohet për një grabitje që ka ndodhur me datën 11 të këtij muaji.

Postimi:

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Prishtinë, 14 gusht 2026 – Një person i dyshuar për kryerjen e një grabitje, më datë 11.08.2026 në Prishtinë, është arrestuar.

Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, E.H., mashkull, 25 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.