Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshohen për prerje të pyjeve, arrestohen dy persona në Kaçanik

Dyshohen për prerje të pyjeve, arrestohen dy persona në Kaçanik

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik për prerje të pyjeve.

Ata janë ndaluar për 48 orë.

“Më datë 09.09.2025, rreth orës 08:10, gjatë zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit policor në Kaçanik kanë vërejtur një automjet të tipit Nissan, pa targa dhe të modifikuar, i cili drejtohej nga i dyshuari F. V.,31 vjeçar. Ndërkohë, i dyshuari tjetër, K. V., 34 vjeçar, kishte arritur me një motoçikletë 4×4. Të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut. “

Në vendngjarje janë konfiskuar:

– automjeti Nissan i ngarkuar me dru,

– një motor-sharrë dhe

– një telefon.