Policia në koordinim me Doganën ka inspektuar dhe kontrolluar një poligon të armëve në Fushë Kosovë.
Deri te kontrolla ka ardhur pas dyshimeve se poligoni është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve, më konkretisht duke i shitur ato në mënyrë ilegale.
“Gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftimin e Policisë.