Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyshimet për mashtrime, bastisen disa lokacione në Prishtinë

Dyshimet për mashtrime, bastisen disa lokacione në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Prokuroria në njoftimin dërguar për media, nuk ka dhën më shumë detaje në lidhje me aksionin.