Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyshimet për korrupsion e marrje ryshfeti, vazhdon aksioni në katër lokacione në veri

Dyshimet për korrupsion e marrje ryshfeti, vazhdon aksioni në katër lokacione në veri

Një aksion policor është duke u kryer në veri të Kosovës me urdhër të të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani tha se Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, ka thënë Elshani.

Ai tha se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

Bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

/Arbëria TV