Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Dyshimet për dallavere me patentë-shoferë në Pejë, nis hetimet Prokuroria

Dyshimet për dallavere me patentë-shoferë në Pejë, nis hetimet Prokuroria

Prokuroria e Pejës ka konfirmuar sot se ka nisur një hetim në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë në këtë pjesë të Kosovës.

Prokuroria e Pejës në përgjigjen për REL s’ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit, për shkak të siç tha, “ndjeshmërisë së hetimeve”

Dyshimet për keqpërdorime sot janë ngritur nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai më herët gjatë ditës në një konferencë për media ka thënë se Prokurorisë së Pejës i ishte dërguar një dosje voluminoze në lidhje me qindra kandidatë që morën patentë-shoferin në procese të dyshimta.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani, dyshimet tona kanë të bëjnë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë”, kishte deklaruar sot Durmishi.

 

 

 

Themes by WordPress