Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e testuar ujin e Badocit, nëse në të ka vlera të shtuara të manganit.
Nga IKSHPK-ja kanë thënë se rezultatet e mostrave të marra deri më tani kanë treguar se nuk ka vlerë të shtuar të manganit mbi standardin e paraparë.
Por ata kanë thënë se të mërkurën sërish kanë marrë mostra dhe se rezultatet do të dalin sot.
“Në rezultatet e mostrave të marra deri më tani sipas planit të monitorimit nuk ka mostra që kanë rezultuar me vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas UA 10/2021. Sot janë marrë përsëri mostra dhe nesër dalin rezultatet”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së për Kohën.
Liqeni i Badocit furnizon me ujë të pijshëm 20 për qind të kryeqytetit.