Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshime për minime të kundërligjshme në Suharekë, policia nis hetimet

Dyshime për minime të kundërligjshme në Suharekë, policia nis hetimet

Policia ka bërë të ditur se ka intervenuar në një gurëthyes në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Atje gjatë kontrollit janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme.

“Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.”, thuhet në njoftim të PK-së.