Një rast i rëndë ka ndodhur në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një banese. Sipas burimeve, viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Viktor Palokaj, i njohur ndryshe si “Unikkatil”.
Burime të TV Arbëria bëjnë të ditur se mbidoza mund të ketë qenë shkaku i vdekjes.
Kjo pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjekësore.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se hetimet mbi rastin kanë nisur.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, njofton policia.