Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyshime për aktivitete ilegale në dy shkolla në Leposaviq, policia hyn brenda

Dyshime për aktivitete ilegale në dy shkolla në Leposaviq, policia hyn brenda

Në Leposaviq janë kryer kontrolle nga Policia e Kosovës në dy shkolla të cilat gjenden në një oborr, nën dyshimin për aktivitete ilegale.

Por, zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, tha për Express se asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur në dy lokacionet.

“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjenden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi hasur në diçka të dyshimtë”, tha Elashni.