Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Dyndjet barbare gjermanike që shkatërruan Europën

Dyndjet barbare gjermanike që shkatërruan Europën

Pas rënies së Perandorisë Romake në vitin 477 Europa kaloi një nga momentet e saj më të errëta pasi fiset gjermanike, të cilat Roma asnjëherë nuk i pushtoi e i nënshtroi në asnjë moment u dyndën duke pushtuar pothuajse gjithë Europën dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

Të parët ishin Visigotët e ardhur nga Suedia që pasi plaçkitën e shkatërruan qytetin e përjetshëm Romën emigruan drejt gadishullit Iberik ku formuan mbretërinë Visigote derisa u pushtuan nga kalifati Islamik në 715.

Galia u pushtua nga fisi gjerman i frankve nga ku u formua Mbretëria Franke, ndërsa gadishulli Apenin dhe veriu i Ballkanit u pushtua dhe u formua nga Mbretëria Ostrogote të cilët ishin një pjesë tjetër e fiseve gote.

Një tjetër fis gjerman Vandalët, pas shumë luftrash në Europë u zhvendos nga Spanja në Tunizinë e sotme ku formuan Mbretërinë e Vandalve derisa Justiniani i Madh i pushtoi vandalët dhe ostrogotët.

Në histori këto quhen si dyndjet Barbare të cilat e bënë Europën një kaos të madh duke bërë edhe shumë shkatërrime ku mund të përmendim visigotët që përpara se të shkatërronin Romën kanë djegur deri në themel shumë qytete në Shqipëri. Dukej sikur Roma ishte duke mbajtur një bishë jashtë gardhit të vet dhe sapo ajo ra kjo bishë u vërsul me gjithë ashpërsinë e vet.

Kujtojmë se nuk ishin ushtri por dyndje popullsie me gra e femijë, të cilët u larguan nga tokat e tyre për shkak të urisë.

No description available.

/TV Arbëria

Powered by WordPress