Arman Durmishi dhe Enis Rexhepi janë dy prej talenteve më interesantë të brezit të vitlindjes 2008, por prej muajit mars janë shkëputur nga ekipet kombëtare të moshave.
Të dy sulmuesit ishin pjesë e Shqipërisë U-19 në mars, ndërsa nuk u përfshinë në listat e qershorit dhe as në grumbullimin e shtatorit. Mungesa e tyre bie veçanërisht në sy duke parë zhvillimin që po përjetojnë në klubet e tyre.
Durmishi, 18 vjeç, është pjesë e Juventusit dhe është përfshirë në listën e klubit për Ligën e Europës. Sulmuesi është parë nga afër edhe nga Luçiano Spaleti, ndërsa “Zonja e Vjetër” e ka afruar me ekipin e rezervave në Serinë C, ku synon të fi tojë minuta në futbollin profesionist. Ai është gjithashtu pjesë e strukturës së U-20 në Primavera 1. Rexhepi, nga ana tjetër, po zhvillohet në Gjermani te Shtutgarti dhe ka luajtur edhe në UEFA Youth League. Për të është përfolur gjithashtu mundësia e një zgjedhjeje të Kosovës në të ardhmen.