Në dy vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhjes në pushtet, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka numëruar dështimet, sipas saj, partisë në pushtet.
Sipas Krasniqit, gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm varfëri, zhgënjim, ikje të mjekëve, asnjë njohje të tjera, raporton TV Arbëria.
Reagimi i plotë:
51%-shi i 14 Shkurtit të vitit 2021 është tkurrur tej mase për këto dy vite. Bashkë me të edhe shpresa për ditë me të mira me këtë qeverisje të mbrapshtë. Goditja e parë që populli ia dha ishte ajo në zgjedhjet lokale të po atij viti, ku si partia “më e madhe” do të përfundonte në vetëm 4 komuna. Por goditja e radhës do të jetë akoma më e dhimbshme për ta, kur do të vie fundi i tyre. Vetëm atëherë kthehet shpresa për ndryshim.
Varfëri
Zhgënjim
Braktisje masive të vendit nga rinia
Ikje e mjekëve
0 njohje të reja
0 progres në integrim të vendit…