Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Dy vjedhje të rënda brenda 25 minutave në Prizren, hajnat marrin para dhe stoli ari

Dy vjedhje të rënda brenda 25 minutave në Prizren, hajnat marrin para dhe stoli ari

Dy vjedhje janë kryer mbrëmë në Prizren brenda një afati kohor prej vetëm 25 minutave.

Hajnat u futën në dy shtëpi, nga të cilat, siç raporton policia, vodhën stoli ari dhe para të gatshme.

Rasti i parë, sipas forcave të rendit, u raportua r rreth orës 20 e 50 minuta, në rrugën “Fazli Grajqevci”, ndërsa i dyti, në 21 e 15 në rrugën “Demastioni.

Në të dyja këto incidentet, të dyshuarit, të cilët nuk u identifikuan e as u kapën, janë futur me dhunë në shtëpitë e ankuesve.
Sidoqoftë, policia, në rastin e saj ditor, ka konfirmuar se po vazhdon hetimet për t’i kapur ata.