Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy vajza sulmojnë një grua në autobus pasi po hante gjatë Ramazanit

Dy vajza sulmojnë një grua në autobus pasi po hante gjatë Ramazanit

Një incident shqetësues është raportuar në një autobus të transportit publik, ku dy vajza myslimane dyshohet se kanë sulmuar një grua tjetër pasi ajo po konsumonte një sanduiç gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas përshkrimeve, vajzat iu afruan gruas dhe filluan ta ofendojnë me fjalë të rënda, duke i bërtitur se gjatë Ramazanit nuk duhet të hajë në publik. Situata më pas eskaloi dhe ato dyshohet se ushtruan edhe dhunë ndaj saj.

Në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të ndalur konfliktin, ndërhyri edhe shoferi i autobusit. Mirëpo, sipas dëshmitarëve, edhe ai u përball me agresivitet nga vajzat.