Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy vajza lëndohen në një vetaksident në Vërmicë

Dy vajza lëndohen në një vetaksident në Vërmicë

Dy vajza kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka përfshirë një automjet të tipit BMW.

“Rreth orës 11:45, është raportuar nga njësi i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës ka ndodhur një aksident (vet-aksident) trafiku, ku është përfshirë një automjet BMW. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona – femra – kanë pësuar lëndime trupore,” ka njoftuar Hoxha.