Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Dy të vdekur nga të shtënat në qendër të Parisit

​Dy të vdekur nga të shtënat në qendër të Parisit

Dy persona u vranë dhe katër u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit të premten, sipas autoriteteve franceze. Siç raporton BBC, i dyshuari, 69 vjeçar, është arrestuar.

Personi i arrestuar, sipas televizionit francez BFM TV, ishte i njohur për autoritetet franceze dhe kishte sulmuar një kamp emigrantësh një vit më parë.

Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta, me dy nga katër të plagosurit në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët francezë.

Incidenti i të shtënave të së premtes në Paris ndodhi në një qendër lokale kurde, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qarkut të 10-të të qytetit.

Policia e Parisit në Twitter tha se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në këtë zonë.

“Është panik total, ne jemi mbyllur brenda,” tha një pronare e një dyqani për agjencinë e lajmeve AFP.

Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri të shtënash.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, prokurorët e Antiterrorizmit janë në kontakt me hetuesit, por nuk kanë dhënë indikacione se ka ndonjë shenjë të një motivi terrorist në këtë fazë./REL

Themes by WordPress