Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Aktash

Dy të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Aktash

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave në lagjen Aktash të Prishtinës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.