Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje në 24 orët e fundit, ndërkaq një tjetër ndodhet në kërkim policor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj familjarit të tij
“Prishtinë /11.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se e kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes mashkull Kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në Gjakovë, një grua e raportoi një burrë për sulm dhe goditje me grushte. I dyshuari ndodhet në arrati.
“Gjakovë / 11.10.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në kërkim policor”, njofton Policia.
Kurse, në Rahovec u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.
“Rahovec / 11.10.2026 – 10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.